Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Mundëm Brazilin në shtëpinë e tyre, historike", Messi pas trofeut: Këta djem nuk ankohen për asgjë, vetëm punojnë

Shkruar nga NEWSPORT
"Mundëm Brazilin në shtëpinë e tyre, historike",

Argjentina mposhti 1-0 Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës Latine. Pas ndeshjes, Leo Messi nuk e ka fshehur lumturinë, duke treguar se në fund ia dolën pas shumë dështimesh dhe ndeshjesh "jo", në eventet e kombëtares.

"Lumturia që ndiej është e pashpjegueshme. Më parë duhet të largohesha i trishtuar nga kombëtarja për arsyen e trofeve, por e dija që në një moment do të ndodhte. Kisha shumë besim te ky grup se po bëhej shumë i fortë që nga edicioni i fundit i Kupës së Amerikës. Është një grup lojtarësh shumë të mirë, të cilët gjithmonë ecin përpara, të cilët kurrë nuk ankohen për asgjë.

Objektivi ishte i qartë dhe ne ishim në gjendje të ishim kampionë. Lumturia është e pafundme. Shumë herë e kam ëndërruar këtë trofe. Mendova për familjen time kur mbaroi ndeshja. Shumë herë na është dashur të vuajmë, të shkojmë me pushime dhe të kalojmë ditët e para të trishtuar. Kësaj here është ndryshe. Ne ende nuk e besojmë se jemi kampionë.

Por mendoj se do të jetë një ndeshje që do të hyjë në histori, jo vetëm sepse ne ishim kampionë të Amerikës, por edhe sepse mundëm Brazilin në vendin e tyre", tha Messi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga