
Lazio-Torino nuk do të luhet. Ekipi mik nuk është paraqitur në fushë, pasi rastet me Coronavirus bënë që torinezët mos të udhëtonim. Lacialët zbritën në fushë në bazë të orarit, duke respektuar rregullat. Natyrisht, në fushë zbritën edhe arbitrat, teksa ekipi i Inzaghit dëshiron 3 pikët.
Drejtori sportiv, Tare për mediet u shpreh: Mund të them shumë gjëra, por i mbaj për vete. Ne i respektuam rregullat, erdhëm në stadium dhe pritem 45 minuta, pastaj më pas lamë gjithçka në duart e organeve kompetente. Ne do të donim ta luanim këtë ndeshje.
Poll