
Modelja e njohur braziliane, Carolina Dias është në muajt e fundit të shtatëzanisë.
Gruaja e lojtarit të famshëm, Kaka është bërë nostalgjike për format para se të ishte në pritjen e ëmbël.
E ndërsa rrjeti po 'plas' nga fotot e nxehta të trupave 'bomb' edhe modelja nuk i ka rezistuar dot tundimit.
Nuk ka preferuar të shfaqet me format e tanishme por i ka rikujtuar të gjithëve trupin e saj elastik dhe të këndshëm për tu parë, të disa muajve më parë.
Përqafuar me një palmë dhe e veshur me bikini që nxjerrin në pah format e saj, është shfaqur kështu 24-vjeçarja.
Poll