Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mposhtën Bylisin në transfertë, Brdariç e ka me gjyqtarin: Na mohoi një penallti, Avdiajn e kemi pritur shumë gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhtën Bylisin në transfertë, Brdariç e ka me gjyqtarin:

Vllaznia fundos Bylisin dhe fiton 0-1 në transfertë. Ballshiotët humbasin një shans të artë për të marrë pikë e për t'u larguar nga zona e ftohtë. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Albion Avdiaj në pjesën e parë. Sulmuesi goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin Qirko dhe me këtë gol të shënuar riktheu Vllazninë të fitorja pas 3 rezultateve jo të mira. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Bylis në vendin e 9-të me 30 pikë. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:

"Për ne ishte një rezultat pozitiv për ne dhe e merituam. Ishim më mirë se kundërshtari, në këto kushte fusha nuk ishte shumë e mirë, por ne morëm maksimumin dhe për këtë falenderoj të gjithë skuadrën".

Momenti i penalltisë? "Është një penallti e qartë dhe është më e lehtë të luash me dy gola avantazh pasi luan më hapur. Do të prisnim deri në fund për të marrë fitore pasi rezultatin 0-1 nuk është i sigurt".

Avidaj? "Për mua ishte një vendim i mirë për të luajtur me Avdiajn sot dhe duke parë sezonin e gjatë, lojtarët duhet të vijnë në formë. E pritëm shumë gjatë Avdiajn pasi ka pësuar edhe shumë dëmtime dhe kjo e mërziti. E pashë që ishte në formë dhe prandaj vendosa të luaja me të sot nga minuta e parë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga