Luçiano Moxhi ka arritur sot një marrëveshje me klubin e Partizanit, ku do të jetë në rolin e këshilltarit të presidentit Gaz Demi. Ish drejtori sportiv i Juventusit tashmë do të ketë këtë post në klubin e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Por, e veçanta qëndron se Partizani pretendon se është klubi më i ndershëm në Shqipëri për sa i përket trukimeve.
Dhe? Një ditë para derbit vjen zyrtarizimi në klub për Luçiano Moxhin, ky i fundit i dënuar nga Federata Italiane e Futbollit, por edhe nga gjykatat italiane për trukim dhe fiksime rezultatesh. Kujtojmë që në atë vit Juventusit i hoqën dy tituj dhe bardhezinjtë zbritën në Seria B, pasi u vërtetua se Moxhi kishte trukuar ndeshje.