Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOVIOLA/ Një penallti e dyshimtë dhe një gol i anulluar në Ballsh, gjyqtari Xhaja kursen Çelën e Kastriotit (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Një penallti e dyshimtë dhe një gol i anulluar në

Janë luajtur ditën e sotme 4 ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore të vlefshme për javnë e 21-të. Tirana fitoi në transfertë ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2, Partizani ngeci në barazim 1-1 ndaj Laçit, Bylis mori një fitore të artë 1-0 ndaj Skënderbeut, ndërsa Kastrioti barazoi 0-0 ndaj Apolonisë.

Në sfidën e luajtur në Elbasan dhe Shkodër nuk kishte momente të dyshimta për moviol, ndërsa në Ballsh dhe Kamëz ishin disa raste të kontestueshme.

Në sfidën Kastrioti-Apolonia në minutën e 28-të të pjesës së parë, gjyqtari Juxhin Xhaja kursen mbrojtësin Çela. Kapiteni krutan godet brenda zonës me grusht Sotën dhe arbitri nuk e ndëshkon edhe Çela meritonte direkt kartonin e kuq për gjestin anti sportiv.

Në ndeshjen e Ballshit, gjyqtari Eldorian Hamiti gabon dy herë. Në pjesën e parë i anullon një gol Bylisit. Ndreca godet me kokë brenda zonës duke e dërguar topin në rrjetë, por arbitr e anullon për faull, por kontakti ishte e lehtë dhe duhej akorduar gol. Në fraksionin e dytë, Xhaja gabon sërish duke i akorduar një penallti në favor të Bylisit për një prekje me dorë. Nga pamjet filmike nuk duket qartë për një prekje me dorë dhe kjo u konstatua edhe nga trajneri korçar, Memelli që shpërtheu në intervistë pas ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga