Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mourinho e do në ekip, Inter kërkon “t’i prishë mendjen” Marash KUMBULLËS

Shkruar nga NEWSPORT
Mourinho e do në ekip, Inter kërkon “t’i prishë

Inter nuk di të ndalet në merkato. Pasi dy zyrtarizimet e fundit që pritet të vijnë janë ato të Lukakut dhe Asllanit, zikaltër po mendojnë po ashtu afrimin e një tjetër shqiptari.

Bëhet fjalë për Marash Kumbullën tregon Tuttosport nga Italia. Inter do bëjë ndryshime në linjën e mbrojtjes, pasi PSG apo Chelsea me shumë gjasa do transferojnë Milan Skriniar. Dhe Stefan de Vrij është përfolur gjithashtu për t’u larguar këtë merkato.

Kështu  Inter përflitet për transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkoviç dhe Bremer nga Torino.  Ndërsa për Marash Kumbullën zërat u krijuan sot, dhe pse verdhekuqtë e afruan në verën e vitit 2020, me Mourinhon që e mendon në planet e tij për të ardhmen.

Mungesa e minutave, mund të bëjë që mbrojtësi shqiptar të konsiderojë oferta e klubeve në drejtim të tij, ndërsa i kanë mbetur 3 vite kontratë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga