Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

"Motivimi si për një finale", Skënder GEGA nuk dorëzohet: S'parkojmë autobus, e ndejmë motivimin e tifozëve (Gjendja e dëmtimeve)

Shkruar nga NEWSPORT
"Motivimi si për një finale", Skënder GEGA nuk

Kukësi do të presë nesër në 20:00 wolfsburgun në ndeshjen e Europa Leagues që do luhet në "Air Albania". Trajneri Skënder Gega ka dalë para pak minutash në konferencë për shtyp duke u shprehur se në këto nivele duhet të përballesh me ekipe të mëdha ndaj lojtarët janë gati për nesër.

"Do japim më të mirën tonë, kemi përballë një ekip të mirë dhe duhet që trajneri të japë besim. Të japim 100 përqindëshin tonë pasi është një garë në 90 minuta.

Do parkojë Kukësi autobusin? Këto terma janë në futboll. Do mundohemi të marrim maksimumin, nuk mund të flas as për autobusë dhe as për vetura. Pika jonë fillon nga lojtari që është më lart nga të gjithë, me cilindo që të luajmë nuk do dalim nga detyrat teknike.

Avantazhet? Nuk shoh asnjë avantazh përpara ndeshjes. Avantazhet dhe disavantazhet do krijohen brenda ndeshjes, duket të jemi solidë pasi jemi të ndërgjegjshëm se kë kemi përballë. Qëllimi është që të shfaqemi mirë në fushë. Presioni nesër është më I ulët se ndaj bullgarëve sepse edhe kundërshtari është më I vështirë.

Dorëzim? Në asnjë mënyrë. Perceptimi është I ndryshëm. Unë nuk dorëzohem, as si natyrë as si ekip. Nuk do shpallim luftë pa filluar lufta. Do bëjmë më të mirën tonë. Ekipet dhe trajnerët ndryshojnë më njëri-tjetri. Nëse ekipi tjetër është më I mirë do I shtrëngojmë dorë. Do motivoj lojtarët si të ishte finale. Nuk ke nevojë për motivim ndaj Wolfsburg. Do e ndjejmë interesin e njerëzve dhe tifozëve tanë. Mund të them se jemi gati, kemi dëshirë për të luajtur.

Nuk kemi krijuar presion, dimë vlerat e tyre. Duhet të jetë ditë feste, të dalim me kokën lart. Duhet të shohim anën psikologjike. Lojtarët nuk flasin shumë, kjo ndodh në futboll. I kam parë djemtë që janë gati.

Sa e favorizon Kukësn ndeshja teke? Kemi mundësitë për maksimumin. Derisa lejohen 50 veta fusha është e njëjtë. Jemi të gjithë të shëndetshëm sa I takon pandemisë dhe 90 minutëshi do tregojë disnivelet në letra, histori dhe transfermarkt. Në momentin që bie bilbili shihen vlerat. Lojtarët që kanë ardhur kanë pëlqimin tim.

Mungesat? Obanor është në 100 përqind, koha e shkurtër na ka bërë t'I shërbejmë ndeshjes. Një javë pushim kanë bërë lojtarët, ndërsa Rroca ka kaluar dëmtimin.

Penalltitë? I përdorim shpesh, është pjesë e stërvitjes. Uroj që gjërat të shkojnë mirë.

Çdo ndeshje do jetë një I ftuar, që mos kemi keqkuptime për lojtarët në konferencë. Ishte Musolli dhe më pas do vijnë të gjithë në konferencë, ndaj nuk dua keqkuptime në këtë pjesë. Limaj është lider dhe mund të tregojë cilësi.

Vitrinë? Absolut po. Kjo ndeshje nuk ka presion, nuk e shoh si gjë negative. Të gjithë që janë në fushë do japin performancë dhe nëse I pëlqejnë klube të tjera dyfish kënaqësi për mua dhe klubin", tha Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga