
Shqipëri - Portugali
Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan arriti të mposhtë kuqezinjtë në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 3-0.
Në pjesën e parë të takimit, Portugalia U-17 kaloi në epërsi falë golit të realizuar nga Rafael Quintas. Ndërsa golin e dytë për miqtë e realizoi Mateus Mide nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i tretë i takimit u realizua nga Anisio Cabral në fundin e takimit, dhe i katërti nga Soares, duke rezultuar në humbjen e kuqezinjve. Shqipëria U-17 do të luajë edhe dy ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Francës.
Goli i Quintas
Goli i Mide
Goli i Cabral