
Kombëtarja shqiptare e moshave U-17 e nisi me humbje Europianin duke u mposhtur ndaj Portugalisë me shifrat 4-0 në “Arenën Kombëtare”. Në përfundimin e kësaj sfide, trajneri i kuqezinjve, Andrea Tedesco doli në prononcim për mediat.
“Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, kemi humbur shumë topa. Deri në minutën e 60-të ishim në lojë dhe shpresoja që të kishim një performancë të mirë deri në fund. Me një kundërshtar të tillë ishte një ndeshje e madhe.
I kam kërkuar lojtarëve specifikisht të fitonin duele dhe të mos e humbisnin përqëndrimin për çfarëdo që të ndodhte. Janë dy pika të ndryshme të ndeshjes. Më së shumti kemiu bërë një futboll të ulët, në goditjet e dënimit kemi përdorur krosime të cilat nuk funksionuan.
E kemi humbur topin shpesh herë, ajo çfarë është e rëndësishme është të rikuperoheshin lojtarët pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme pas disa ditësh”, u shpreh Tedesco.