
Skenat e turpshme rikthehen sërish në kampionatin U21 në ndeshjen Erzeni – Partizani në stadiumin ‘Tofik Jashari’ në Shijak.
Ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe ngjarja ndodhi në përfundim të sfidës ku plasën grushtet e të sharat mes lojtarëve si dhe disa personave të tjerë të pautorizuar për të hyrë në fushë.
Pas kësaj ngjarjeje, Policia ka dalë me njoftim zyrtar ku shprehet se organizatorët e takimit nuk i kanë njoftuar për këtë aktivitet. Gjithashtu, raprotohet se nga dhuna, dy lojtarë të Partizanit janë nën kujdesin e mjekëve.
-NOFTIMI I POLICISË-
Shijak
Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.