Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Drejtori i ri nis nga puna, Tirana kërkon “Ernest Muçin e ri”: Nisim seleksionimet, eja edhe ti!

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i ri nis nga puna, Tirana kërkon “Ernest Muçin e
Foto ilustruese

Tirana zyrtarizoi bordin e ri drejtues të akademisë së klubit. Devi Muka rikthehet si drejtor i përgjithshëm, ndërsa drejtor teknik u emërua Vangjel Mile. Ndërkohë, janë emëruar edhe trajnerët për ekipet nga U19 deri U14 dhe ajo që mbetet është vetëm organika e lojtarëve.

Akademia bardheblu ka nisur seleksionimet për grupmoshat nga U19 deri në U11. Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi u bën thirrje të rinjve t’u bashkohen në ambientet e kompleksin Skënder Halili.

“Mos humb fazën e seleksionimeve përgjatë gjithë muajit Qershor Ju mirëpresim në ambientet e kompleksit ‘Skënder Halili’, çdo ditë nga ora 16:00 deri në orën 21:00. Eja edhe ti”, njofton klubi.

Tirana kërkon Ernest Muçin e ri, talentin më të madh që kanë nxjerrë vitet e fundit, dhe në një nga postimet e bëra përdor foton e 23-vjeçarit gjatë kohës së tij bardheblu si për të treguar se nga kjo akademi kanë dalë emra të tillë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Akademia e Futbollit Tirana (@kftirana_academy)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Akademia e Futbollit Tirana (@kftirana_academy)

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga