
Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të përhapjes së Coronavirus. Futbollistët, stafet e klubeve por edhe tifozët e çdo skuadre tashmë gjenden mbyllur në shtëpi derisa një urdhër I dytë të dali për të rifilluar jetën normale.
Kategoria Superiore u mbyll në një moment delikat teksa po I afroheshim fundit të kampionatit ku Tirana kryesonte ndaj rivalëve. Grupimi I bardhebluve, “Tirona Fanatics” së fundmi ka postuar një video përmbledhëse të disa prej momenteve të tifozllikut të tyre për skuadrën e zemrës. Bashkëngjitur videos grupimi bardheblu shkruan “E këshillueshme për këto kohë karantine. Mos e humb kot kohën. Ndiq leksionet online”.
Poll