Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Mos gabo me MALDININ”, ish-lojtari i MILANIT këshillon kuqezinjtë: Jeni në rrugën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos gabo me MALDININ”, ish-lojtari i MILANIT këshillon

“Milani duhet ta mbajë Paolo Maldinin”, kjo është këshilla e Jean Pierre Pain, ish ylli i kuqezinjve që thekson se vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë kthesa e shumëpritur. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport, ai foli për gjendjen aktuale të klubit milanez.

“Ata duhet të kenë durim. Por, janë në rrugën e duhur. Duhet të kenë besim te lojtarët e rinj, për të cilët s’është e nevojshme të bësh shpenzime të çmendura.

Nuk po mungojnë shumë gjëra në skuadër, themeli është solid dhe me prurjen e dy apo tre lojtarëve të tjerë, Milani mund ta bëjë atë hapin e madh. Ndoshta edhe çmimet në treg do të bien pas kësaj krize. Tani po lexoj se edhe Paolo mund të largohet. Maldini është Milani, nuk e kuptoj se si ata mund ta mendojnë të nisin diçka pa të”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që Pierre Pain ka luajtur për dy sezone në “San Sirot” në vitet 1992-1994.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga