
Në lidhje me dënimin e marrë dje nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, klubi i Skënderbeut nuk ka dalë me qëndrim zyrtar. Bardhekuqtë u gjobitën me 300 mijë lekë dhe 5 ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve. Klubi me sa duket nuk ka dashur as të replikojë vendimin e dhënë, duke u fokusuar vetëm te takimi i radhës me Kastriotin ditën e dielë.
Poll