Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e dytë të Serie A në transfertë ndaj Romës. Bardhezinjtë pas fitores në javën e parë kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat. Juventusi në faqen zyrtare ka bërë të ditur edhe lojtarët e grumbulluar për këtë takim.
Trajneri Andrea Pirlo ka grumbulluar menjëherë sulmuesin Alvaro Mortan që firmosi vetëm pak ditë më parë. Gjithashtu për këtë ndeshje do të jetë gati Dybala si dhe Vrioni. Sulmuesi shqiptar është grumbulluar sërish nga trajneri Pirlo edhe pse duket e vështirë që të aktivizohet në fushë.

Poll