
Dinamo ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e fundit dhe situata duket pak më e qetë. ''Fryma'' e re që ka sjellë trajneri Kamarata shikohet qartë edhe në rezultate. Administratori Marko Pontreli, së bashku me dy bashkëpunëtorë që mendohet se do jenë sponsor të klubit, kanë vizituar dje ekipin gjatë stërvitjes.
Drejtuesit e dijnë mirë se duhet vazhdimës në rezultate sepse nuk ka kohë për të humbur. Ata kanë premtuar që do plotëosjnë të gjitha kërkesat, me qëllim që objektivi mbijetesë të arrihet. 5 pikë të grumbulluar deri tani nga ekipi kryeqytetas janë më të vërtetë pak, por asnjëherë nuk është vonë.
Poll