Gazetari i njohur italian i rrjetit “Mediaset”, Maurizio Pistoçhi nuk e ka pritur shumë mirë lajmin se Luciano Moggi i rikthehet futbollit dhe për më tepër në një rol të rëndësishëm si zyrtar në një klub.
Ish-drejtori i Juventusit u zyrtarizua dje si këshilltar i presidentit të Partizanit, Gaz Demit, ndërsa gazetari italian, në rrjetet social ka bërë ironi duke lidhur ardhjen e Moggit në vendin tonë me atë të zbarkimit të shqiptarëve në Itali në vitin 1991.
“Në vitin 1991, në 6 muaj, 47 mijë shqiptarë zbarkuan në Itali në kërkim të një shprese.
26 vite më vonë, ne i dërguam Luciano Moggi-n. Pa asnjë shpresë”, shkruante dje, gazetari i njohur i “Mediaset”.