
Kroacia ëhstë një nga kombëtaret që ka surprizuar në dy botërorët e fundit. Në Rusi 2018, arritën deri në finale ku u përballën me Francën, me këtë të fundit që u shpall kampione. Në Katar fati u vuri përballë Argjentinës në gjysmëfinale, ku edhe u eliminuan, por fituan vendin e tretë përballë Marokut.
Arritje këto që kanë marrë edhe vlerësimin e kapitenit Luka Modric, i cili ka theksuar se ajo që skuadra ka bërë në Rusi 2018 dhe Katar 2022 është më shumë se sat ë kishte fituar kampionatin europian.
“Për mua, ajo që ka bërë Kroacia në 2 Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Euro. Si duhet ta konsiderojmë si një trofe të madh kur skuadra e tretë në grup kalon dhe FITUESI nuk kualifikohet as në Kupën e Botës?”, tha ai për ‘CroTV’.