
Modelja e njohur Janaina Prazeres është bërë protagoniste ditët e fundit, ku është vendosur në faqen e parë të revistës së famshme “Playboy”. Bukuroshja braziliane gjithashtu ka marrë edhe titullin si “Gruaja Perfekte”.
Por në daljen e saj para mediave, ajo i “shtangu” të gjithë me atë ç’ka tha. Prazeres u shpreh se këtë arritje të bujshme të saj ia dedikon Leo Messit.
“Nëse personi në faqe të parë është gruaja më perfekte në botë, mendova se ishte e drejtë që kjo gjë t’i dedikohej lojtarit më të madh në univers”, është shprehur modelja bukuroshe.
Teksa më tej, ajo shtoi duke thënë se i ka dërguar një kopje të revistës “Pleshtit” dhe që shpreson se 7 herë fituesi i “Topit të Artë” ta marrë atë.
[gallery jnewsslider="true" ids="719794,719793,719792"]