Kur duhet edhe një muaj që të nisin Lojërat Olimpike “Rio 2016”, organizatorët e Olimpiadës braziliane kanë zgjedhur personazhin që do të jetë ikona e këtij eventi. Ajo është Suzy Cortez, e zgjedhur një vit më parë si “Miss Bum Bum”. Dhe në prag të Olimpiadës ajo ka vendosur të çmendë fansat e saj, duke pikturuar trupin e saj nudo me “bodypainting”.
Trupi i modeles dhe ikonës seksi të Brazilit është pikturuar me ngjyrat e pishtarit olimpik dhe më 5 rrathët olimpike. Kjo, në homazh të Lojërave Olimpike që nisin më 5 gusht. “Do t’i përfaqësoj me nder këto Lojëra”, ka thënë Suzy në faqen e saj zyrtare “Instagram”, që nuk e ka për herë të parë këtë nismë. Ajo është tifoze e çmendur e Messi dhe një “bodypainting” të tillë kishte bërë edhe për të.