Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Miqësorja e parë shfaq potencialin, “djemtë e detit” tregohen makineri golash në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e parë shfaq potencialin, “djemtë e detit”

Teuta e ka fituar me rezultatin 8-0, ndeshjen e parë miqësore gjatë fazës përgatitore kundër Skënderbeut U19. “Djemtë e detit” patën një paraqitje pozitive në Korçë, ku u aktivizuan shumë nga lojtarët e grumbulluar.

Autorët e tetë golave ishin L. Beqja, Kapllani, Gruda, Tepshi, bashkë me dopietat e Lorenco Vilës dhe Bocit. Trajneri Renato Arapi e nisi takimin me këtë njëmbëdhjetëshe: Qirko, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi Kotobelli, L.Beqja Cejku, E.Vila, L.Vila, Hebaj, Oshafi.

Ekipi durrsak pret përforcime në vazhdim, teksa një pjesë e mirë nga sezoni i fundit ka mbyllur bashkëpunimin. Do jetë detyra e Arapit që t’u marrë më të mirën gjatë kampionatit që nis më 20 gusht.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga