
Tërbuni ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, që më 4 gusht do zbresë në fushën e blertë përballë Partizanit U21. Ndeshja do luhet pikërisht në kompleksin sportiv “Partizani” prej orës 18:00.
Kujtojmë se ky kompleks është ndërtuar nga klubi i kuq në Tufinë, ndërsa pritet të bëhet shtëpia e ekipit të parë në të ardhmen, për të zhvilluar ndeshje zyrtare. Aktualisht punimet nuk kanë përfunduar.
Pukjanët kërkojnë nga sfida e nesërme të shohin gjendjen e ekipit, pas largimeve apo afrimeve të lojtarëve. Kështu dhe stafi teknik do krijojë një ide, ku qëndron ekipi për sezonin e ri që i gjen sërish në Kategorinë e Parë.
Poll