
Kampionatin i Kategorisë së Parë është ndalur për shkak të kushteve atmosferike. FSHF-ja vendosi një javë më parë që Kategoria e Parë dhe e Dytë të ndalen për momentin pasi fushat janë në gjendje të rënduar.
Klubet duke parë këtë ndalesë kanë vendosur që të luajnë ndeshje miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve.
Ditën e sotme, Partizani B i drejtuar nga Dritan Mehmeti është përballur me Vorën. Sfida është mbyllur në barazim 1-1 dhe golat u shënuan nga Lilaj për Vorën dhe Zanin për Partizanin. Që të dyja ekipet militojnë në Grupin A të Kategorisë së Parë, Partizani në vendin e 5-të me 8 pikë, ndërsa Vora në vendin e 7-të me 7 pikë pas 8 javësh të luajtura.
Vora-Partizani B 1-1
Golat: Lilaj / Zani
Poll