Kategoria e Dytë starton javën e ardhshme dhe një pjesë e skuadrave e kanë shfrytëzuar ditën e sotme për të zhvilluar takime miqësore. Në fushë kanë zbritur Tomori që është përballur me Skaraparin si dhe Albpetroli që është ndeshur ndaj Naftëtarit.
Skuadra patosarake ka fituar pastër 3-me golat e Xhoxhaj e Muhametaj në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ka qenë Prifti që ka vulosur takimin. Në sfidën tjetër në Berat skuadra vendase ka fituar me goleadë 6-1 ndaj Skraparit dhe konfirmon se është në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Albpetroli renditet në vendin e 3-të me 25 pikë, ndërsa Tomori kryeson me 28 pikë Grupin B në Kategorinë e Dytë.
Miqësore .
FT: Tomori 6 – 1 Skrapari
FT: Albpetrol 3-0 Naftetari
Golat:Xhoxhaj 13′, Muhametaj 38′, Prifti 64,