Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Miqësore ndaj Sllovenisë dhe Tiranës, Alban Bushi grumbullon te Shqipëria U-21 futbollistin që aktivizohet në Hollandë

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Albani Bushi do të zhvillojë dy teste miqësore gjatë muajit tetor. Kuqezinjtë e vegjël do të përballen me Slloveninë më datë 8 tetor dhe dy ditë më vonë ndaj Tiranës. Për këto takime trajneri Alban Bushi ka grumbulluar për herë një mbrojtës që aktivizohet në Hollandë te skuadra e PEC Zwolle.

Bëhet fjalë për Destan Bajselmani, dhe luan si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër. 21-vjeçari është rritur në akademinë e Zwolles, ndërsa këtë sezon është bashkuar me ekipin e parë, por nuk ka bërë ende debutimin e tij në kampionatin elitar të Hollandës.

Lajmin për grumbullimin e Bajselmanit te Kombëtarja U-21 e Shqipërisë është bërë publike nga vetë klubi hollandez në faqen zyrtare teksa zbulon ftesën e trajnerit Alban Bushi për ndeshjet e tetorit.

Destan Bajselmani.
Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga