Milot Rashica ka gjetur golin në kampionatin holandez, në takimin që skuadra e tij Vitese fitoi 3-1 kundër Tuentes së Bersant Celinës.
Ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, tashmë pjesë e përfaqësueses së Kosovës realizoi në minutën e 47-të, në momentin kur ndeshja ishte 2-1 për skuadrën ku ai aktivizohet, duke mbyllur kërshtu llogaritë.
Rashica vijon të bëjë paraqitje pozitive në kampionatin holandez, ndërsa me shumë mundësi, në verë do të kalojë në një kampionat më të fortë, pasi shumë skuadra të njohura janë vënë në kërkim të tij, mes tyre edhe Napoli.