Është luajtur mbrëjen e sotme sfida e fundit e javës 26-të të Bundesligës gjermane mes Ëerder Bremen dhe Bayern Leverkusen e mbyllur 1-4. Në këtë takim Milot Rashica ka luajtur për 85 minuta, por pa lënë gjurmë.
Skuadra e tij pësoi një “poker” golash e tashmë rrezikon rënien nga kategoria. Kai Haverts shënoi dy gola në pjesën e parë për Leverkusen, ndërsa Selassie ngushtoi sfidën. Në të dytë, miqtë shënuar edhe dy gola të tjera me Weiser dhe Demibay që vulosën fitoren dhe marrjen e 3 pikëve për Leverkusen.