
Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme përballë SPAL. Skuadra e Gatuzos ka gjetur më në fund fitoren pas një serie të gjatë pa rezultat pozitiv.
Të parët në epërsi kaluan miqtë e SPAL, me anë të një ishi si Petagna, në minutën e 13-të. Milani është hedhur në sulm menjëherë dhe tre minuta më vonë, me anë të Castilejo kanë barazuar shifrat. Pjesa e parë u mbyll në paqe ndersa pjesa e dytë i ka gjetur kuqezinjtë në sulm.
Higuain gjeti golin e epërsisë në minutën e 64-të duke zhbllokuar skuadrën dhe veten, pasi kishte një bllokim psikologjik. Tani Milani ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë, një më pak se Lazio i vendit të katërt.
Poll