
Milan nën drejtimin e Stefano Piolit duket i rilindur. Kuqezinjtë pas humë vitesh janë rikthyer kompetitiv dhe janë në garë për titullin kampion. Ecuria e mirë e ekipit ka rënë në sytë e drejtuesve, të cilët duan të rinovojnë kontratën e trajnerit. Pioli ka marrëveshje deri në vitin tjetër dhe sipas asaj që shkruajnë mediet, rinovimi është thjeshtë çështje kohe.
56 vjeçari është pjesë e “Djallit” që nga viti 2019, më saktësisht, prej 9 tetorit të atij viti.Skuadra nga Milano renditet në vendin e dytë, ku pas 13 ndeshjesh ka grumbulluar 32 pikë, po aq sa ka Napoli kryesues.
#Milan, domani #Pioli firma il rinnovo: i dettagli del nuovo accordo https://t.co/0TLrWEc6b7 pic.twitter.com/r6aRRSRgIl
— calciomercato.com (@cmdotcom) November 25, 2021
Poll