
Milan kërkon të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm shqiptarin që luan për përfaqësuesen e Gjermanisë, Shkodran Mustafi. Pas ekipit të Contes, Chelseat, edhe kuqezinjtë e Milanos janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. Sipas "Repubblica", Milani e dëshiron me çdo kusht shqiptarin në skuadër.
Kostoja e Mustafit është 28 milionë euro, dhe kjo ndoshta do të jetë pengesa e kuqezinjve nga Milano për të pasur në skuadër shqiptarin e Gjermanisë.
Mustafi ishte pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë në Europian, ku zhvilloi një paraqitje të kënaqshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="5821"]
Poll