Milan ka zyrtarizuar dy portierë. Përmes një njoftimi në Twitter, klubi kuqezi bën me dije që ka nënshkruar me portierin Marco Storari, ndërkohë nga Cagliari ka huazuar portierin Gabriel.
Bëhet e ditur që Marco Storari ka nënshkruar deri me 30 qershor të vitit 2017, gjithashtu edhe Gabriel, i cili me Cagliarin ka firmosur deri në vitin 2019.