Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mici dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, betohet drejtori Dervishi

Shkruar nga NEWSPORT
Mici dhe Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, betohet drejtori Dervishi

Çështja "Mici" ka shkuar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së, ku pritet që të merret vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e lojtarit fierak, i cili prej dy vitesh luan me fanellën e Kukësit. Edhe pse ai pretendon se kontrata i ka përfunduar, Kukësi vazhdon ta mbajë "peng".

Por, në të njëjtën kohë, drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi, thotë se lojtari duhet të zbatojë kontratën që ka nënshkruar, ndërsa në rast se lojtari del i lirë, ai premton largimin nga Kukësi.

"Mici është lojtar i Kukësit, ka një kontratë të rregullt dhe duhet ta zbatojë atë. Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve nëse do ta pranojë rastin e Micit dhe aq më keq t'i japë të drejtë, atëherë do të jetë precedent mjaft i rëndë, si për klubin tonë ashtu edhe për të tjerët. Nëse ndodh ky skenar, atëherë unë do të jap dorëheqjen në shenjë proteste si drejtor i përgjithshëm i Kukësit".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga