
Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo është larguar drejt Anglisë për shkak të disa problemeve familjare. Futbollisti u largua nga kryeqyteti para dy ditësh, ndërsa do të rikthehet të premten.
Ndërkohë, ekipi i Tiranës ka rënë dakord me FSHF-në që të shtyjë ndeshjen me Apoloninë, për shkak se disa lojtarë të bardhebluve janë grumbulluar nga Kombëtaret.
Tony Maveje, Younus Sentamu dhe Musa Mohammed janë grumbulluar nga Kombëtaret respektive, Uganda dhe Kenia.
Por, përveç tre afrikanëve, Tiranës i mungojnë edhe Albi Doka, Ilion Lika dhe së fundmi Ngoo. Lika dhe Doka janë të dëmtuar, ndërsa nuk dihet ende se kur do të jenë të gatshëm.
Ndërkohë, ndeshja Tirana - Aplonia do të luhet ditën e mërkurë, më 28 mars, në "Selman Stërmasi"./Newsport.al