
"Treguam karakter, përgjegjshmëri dhe vendosëm zemrën në fushë, sigurisht edhe cilësitë që i ka skuadra jonë.
Nënvlerësuam Besëlidhjen në Kupë dhe e pësuam. Sot ndaj Luftëtarit treguam forcën tonë të vërtetë.
Në pjesën e dytë e ulëm pak tempin në mesfushë. Kjo edhe për shkak të alternativave të pakta, sepse në rastin e Hysenit, vetëm 20 vjeç, në fraksionin e dytë u lodh. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë, por është vetëm sfida e tij e dytë me Flamurtarin.
Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të tregonim se ne dimë të fitojmë dhe dimë të luajmë futboll. Ishim në tension pas humbjes ndaj Besëlidhjes, por pas kësaj fitoreje jemi më të qetë.
A do doja ta ktheja Zeqirin në ekip? Ai është një lojtar i rëndësishëm për Flamurtarin, por problemi i Zeqirit i takon klubit, jo mua. Për sa i përket mbijetesës, dihet që është shumë e fortë kjo 'luftë', sepse të gjitha ekipet që duan të shpëtojnë janë shumë pranë me pikë me njëra-tjetrën. Por, siç kemi gabuar ne, kanë gabuar edhe ekipet e tjera", deklaroi trajneri i Flamurtarit, Gentjan Mezani në "Gol pas Goli" në Supersport.