
Tirana dhe Korabi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet tyre. Burime për newsport.al bëjnë me dije që të dy ekipet e "Selman Stërmasit" do të luajnë me njëri-tjetrin ditën e shtunë në orën 17:00. Përpos miqësores së luksit, të dy trajnerët e skuadrave respektive do të kenë mundësi të shohin gjendjen e lojtarëve të tyre, teksa nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga starti i kampionatit. Takimi pritet të ndiqet nga tifozë të shumtë, pasi hyrja do të jetë e lirë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pranë skuadrës së tyre.
Poll