
Milan dhe Inter do luajnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Italisë. Tanimë është marrë vendimi për finalen, me Riadin që do presë dy klubet e Serie A në 18 janar 2023.
Ky ka qenë vendimi i Ligës së bashku me organizatorët në Arabinë Saudite, teksa sërish kjo përballje do bëhet jashtë Italisë edhe në bazë të kontratës me shtetin pritës.
Milan vjen si fitues në Serie A, ndërsa kushërinjtë e Inter si fitues të Kupës së Italisë.
Poll