Futbollisti i Kombëtares shqiptare Lindon Selahi është duke kaluar një moment tepër pozitiv në kampionatn holandez. Gjatë sezonit 2019-2020 Selahi regjistron 22 paraqitje me fanelën e Tëentes, ku ka arritur të shënoi 1 gol dhe të japë 6 asist për shokët e skuadrës. Së fundmi ai bashkë me ekipin e tij kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme ndaj Az Alkmar në shtëpi (2-0). Ndeshja ishte e vështirë dhe të favorizuar ishin miqtë, por ekipi i Tëente ka bërë gjithçka mirë duke marrë 3 pikë edhe pse nuk dominuan sfidën.
Mesfushori shqiptar ishte një nga futbollistët që shkëlqeu në këtë ndeshje, i cili u kthye në një "digë" për kundërshtarët në mesin e fushës. Paraqitja e tij e mirë është shpërblyer nga mediat holandeze duke e përfshirë Selahin në formacionin e javës. 20 vjeçari i transferuar në korrik të 2019 nga Standard Liege tek Tëente shihet me një potencial tepër të madh për të ardhmen.
