Tifozët e Partizanit nuk do të mungojnë nesër në transfertën e radhës kundër Egnatias. Janë vetë mbështetësit e kuq që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëjnë me dije se do të jenë prezent në Rrogozhinë.
Ata i bëjnë thirrje lojtarëve të japin maksimumin në mënyrë që ta nisin vitin me fitore. Në postimin e bërë në Facebook shkruhej:
“Egnatia - Partizani
E dielë 16/01/2022.
Bëhemi gati për një transfertë e cila i prin organizimeve të këtij viti, na duhet çdo pikë na duhet çdo fitore, e përveç kësaj na duhet mobilizim maksimal, sakrificë dhe përkushtim si nga ana e lojtarëve ashtu dhe nga ana e tifozëve!
Grumbullimi bëhet në orën 11:00 tek pallati i sportit, nisja në orën 12:00, udhëtimi kushton 500 lekë.
Ndeshjet e radhës për muajin janar janë:
Partizani-Kastrioti
Laçi-Partizani
Forca Partizan!”
