
Korabi i sezonit 2016-2017 në Kategorinë Superiore ka nisur nga puna zyrtarisht ditën e sotme. Si fillim është prezantuar stafi teknik teksa Artan Mërgjyshi ka marrë rolin e trajnerit të parë të skuadrës ndërsa Ermal Nexhipi do të jetë trajneri i portierëve. Pas prezantimit të stafit, ka filluar stërvitja e parë e ekipit për sezonin e ri në ambientet e kompleksit “Internacional” në Pezë-Helmës. Klubi Korabit ka një projekt serioz për Superioren, teksa para disa ditësh siguroi edhe financat e nevojshme që do t'i duhen në këtë kampionat. Pas prezantimit të Mërgjyshit priten dhe afrimet e para në ekip, ku po studiohen mundësi nga tregu vendas dhe ai i huaj. Ditët në vazhdim do të na tregojnë për përforcimet e para të ekipit dibran.