
Kategoria e Parë do të starotojë këtë fundjavë, mirëpo deri tani nuk dihen ende përballjet e ekipeve dhe kalendari i tyre. Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar se kur do të hidhet kalendari për Kategorinë e Parë të Shqipërisë. Zyra për shtyp e FSHF ka nxjerr njoftimin se ditën e nesërme në orën 13:00, do të hidhet shorti i Kategorisë së parë. Pritet që hedhja e shortit të bëhet në sallën e konferencave të FSHF-së. Tashmë do të marr fund pritja e skuadrave në Katëgorinë e Parë për të mësuar kalendarin e tyre, për edicionin e ri sportiv 2019-2020.
Poll