Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Merr fund dilema, Rey Manaj prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund dilema, Rey Manaj prezantohet te skuadra e re

Rey Manaj do të qëndrojë në Spanjë te Albacete, për 5 vite sikurse bën të ditur skuadra spanjolle. Lushnjari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 duke konfirmuar kështu besimin që drejtuesit e klubit kanë te ai. Për këtë lëvizje ka reagur edhe zv. presidenti i skuadrës spanjolle që ndër të tjera tha se i riu është një emblemë e klubit dhe një lojtar me të ardhme.

"Rey është një emblemë e klubit, një lojtar me të ardhme, me shumë të ardhme dhe që po rritet me ekipin. Prej kësaj jemi të bindur që të mbështetemi te ai është një sukses pasi për më tepër ai është integruar shumë mirë në qytet dhe është një vendas në shumë" përfundoi numri dy i skuadrës spanjolle.

Vetë Manaj është shfaqur shumë i kënaqur për këtë lëvizje dhe objektivi i tij është që të luaj me skuadrën etij të re në elitën e futbollit spanjoll. "Jam shumë i kënaqur këtu, dua të kaloj objektivin e sezonit të kaluar, ku arritën deri në playoff dhe u mundëm", tha 22-vjeçari në konferencën e prezantimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga