Alessio Romagnoli nuk dëshiron të largohet nga Milani. Kapiteni kuqezi ka një kontratë deri në 2022, por ka shprehur dëshirën për të qendruar edhe për shumë sezone të tjera në Milano.
Sipas mediave italiane, Romagnoli ka nisur kontaktet me Milanin për të rinovuar kontratën e tij. Gjithashtu edhe klubi kuqezi dëshiron që të mbajë në ekip, kapitenin dhe për këtë arsye palët janë ulur në tryezë për të diskutuar detajet.
Një lajm i mirë për stafin teknik, por edhe për tifozët pasi mbrojtësi italian është një nga pikat e forta të skuadrës.
Poll