
Kristal Abazaj dëshiron më shumë minuta për të luajtur dhe Andelehti ka vendosur të largoj lojtarin në formë huazim në mënyrë që të përshtatet sa më shpejt me kampionatin belg. Ish-mesfushori i Luftëtarit u largua gjatë merkatos së verës në drejtim të Andelehti për një shifër prej 750 mijë euro. Dëmtimet e shpeshta dhe mos përshtatja me kampionati belg ka bërë që Abazaj të aktivizohet shumë pak.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur të huazojnë lojtarin te një tjetër skuadër belge në mënyrë që të përshtatet sa më shumë me kampionatin belg. Skuadra e Lokeren është në "pole position" për të marrë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares duke i garantuar një vend titullari. Për momentin Abazaj nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe gjatë fundjavës pritet të zbardhet e ardhmja e lojtarit.