
Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ndërsa rrezikon rënien nga kategoria.
Megjithatë, fitorja e fundit në transfertë ndaj Laçit ka rritur optimizmin e durrsakëve dhe tashmë drejtuesit e klubit janë fokusuar te merkatoja e dimrit.
Katër përforcime, nga një për çdo repart është objektivi minimal për këtë merkato nga ana e trajnerit Gugash Magani.
Pritet që afrimet të jenë nga tregu i huaj duke qenë se ai vendas ofron shumë pak alternativa cilësore, por kësaj i shtohet edhe fakti se shumica e futbollistëve janë në kontratë.
Poll