
Barcelona do ketë një merkato aktive në verë dhe kjo e gjitha për t’u kthyer në lavdinë e dikurshme. Trajneri Xavi ka marrë përsipër t’i transformojë katalanasit në ekip të frikshëm. Për këtë nevojiten transferimet e duhura në çdo repart të fushës. Afrimi i sulmuesit Lewandowski është përfolur gjatë në Barcelonë.
Megjithatë polaku nuk është lënë si zgjedhja e parë dhe e vetme. Në skenë së fundmi është shfaqur emri i Alvaro Moratas. Spanjolli i Juventusit shihet si plan B nëse dështon pista e polakut. Morata u tentua dhe në merkaton e dimrit, por Barça përfundoi duke nënshkruar me ish- lojtarin e Arsenalit Aubameyang. Emri i tij është sërish nën radar sepse kontrata me juventinët përfundon në fundin e sezonit dhe në rast se dështon nënshkrimi me Lewandowskin.