
Kastrioti është rikthyer në fushë duke nisur përgatitjet për sezonin e ri. skuadra krutane ka pasur shumë firo pasi shumica e lojtarëve të vitit të kaluar janë larguar, ndërsa drejtuesit po punojnë për afrimet e reja.
Në stërvitje me ekipin ka dalë edhe Ledio Xhymerti. Sulmuesi 21-vjeçar edicionin e kaluar ishte pjesë e Ilirisë në Kategorinë e dytë dhe u shpall golashënues pasi shënoi 20 gola duke bërë një sezon të shkëlqyer.
Nga klubi nuk ka ende një konfirmim, nëse Xhymerti ka firmosur apo do të qendrojë në provë për të bindur trajnerin Ndreu, por kjo pritet të zbulohet në ditët në vijim.
Poll