
Apolonia do të luaj sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Të rikthyer në elitë me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë, në Fier duket se kërkojnë qëndrimin në Superligë duke besuar te elementët e rinj të talentuar. Bardhjeshilët kanë bërë afrime me pikatore, teksa kanë larguar edhe trajnerin Mërgjyshi duke ulur në stol italianin Giovani Colela.
Stafi teknik dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me 4 lojtarë nga Gana, të cilët janë në fazën finale të procedurave për t'u nisur drejt Shqipërisë. Në Fier nuk japin detaje për lojtarët, ndërsa pandemia e Covid-19 ka vështirësuar udhëtimin e tyre drejt Europës. Te Apolonia besojnë se lojtarët do vendosen në urdhërat e stafit teknik pa filluar sezoni I ri.