
Tani është koha për të menduar për merkaton dhe te Interi e dinë mirë këtë. Jo vetëm largimet, por një temë ‘’e nxehtë’’ mbeten edhe afrimet. Ish-Presidenti Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për ‘’Radio Kiss Kiss’’, ku ka folur për një nga blerjet e mundshme të Interit: Dries Mertens. Ai shpreh dëshirën që futbollisti i Napolit të vishet zikaltër.
‘’Po, unë do të doja t’a shihja te Inter. Ai ishte lojtari më i përshtatshëm për t'u bashkuar me Lukakun ’’ – shprehet Moratti. Gjithsesi, merkato është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet sesi shkon. Serie A rikthehet me 18 qershor, me skuadrën e Contes që rënditet në vendin e tre-të.
Poll