Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Merkato e çmendur/ Kukësi blen te Milani, një nigerian për "fantazinë" e Gjokës

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e çmendur/ Kukësi blen te Milani, një nigerian për

Kukësi bën merkato te Milani. Verilindorët janë në bisedime me mesfushorin nigerian, Aniekan Favour. Mesfushori 22-vjeçar pritet t'i shtojë më shumë fantazi lojës së trajnerit Ernest Gjoka, por ajo që e bën të veçantë është fakti se Favour ka qenë pjesë e Milanit për 4 vite radhazi.

Ai u bë pjesë e kuqezinjve në vitin 2012, kur u aktivizua me ekipin e të rinjve të Milanit.

Këtë sezon, 22-vjeçari është stërvitur me ekipn e të rriturve nën drejtimin e trajnerit Vinçenco Montela.

Drejtuesit e klubit kanë arritur akordin me nigerianin Favour dhe në javën e parë të janarit, pritet që ai të mbërrijë në Shqipëri për të firmosur me Kukësin.

Përveç Favour, verilindorët janë pranë transferimit të togolezit Franko Atçou. 21-vjeçari është pjesë e kombëtares së vendit të tij dhe aktivizohet në kampionatin e Togos.

Mesfushori do të udhëtojë gjithashtu në fillim të janarit për të firmosur me Kukësin.

 

 

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga